Abdixhiku për sulmet e deputetëve të AAK’së: Nuk bie në nivelin e tyre


Gazeta Express
20 Mars 2019 14:34

Deputetit të LDK’së, Lumir Abdixhikut, i duken të tepërta reagimet për deputetët e AAK’së, të cilët një nga një po e sulmojnë pas një postimi të tij ku numëroi keqpëdorimin e milionave, dhe “përqeshjes” së tij  për paraqitjet e mbrëmshme të deputetëve të AAK’së.

Në emisionin Pressing, mbrëmë në prani të deputetit të AAK’së, Bekë Berisha, është komentuar një postim i Abdixhikut në të cili ka numëruar rreth  200 milionë euro, që sipas tij, kanë shkuar huq në një vit e gjysmë qeverisjeje të Ramush Haradinajt.

Reagoi Bekë Berisha duke thënë se “Lumiri po flet si Isa Mustafa”, e pas tij edhe deputetët tjerë të partisë së Kryeministrit. Shkumbin Demaliaj i ka reaguar Abduxhikut duke i thënë “na i rrofsh opingat”.

Deputeti Abdixhiku ka thënë për Gazetën Express se “nuk bie në nivelin e tyre”, kur është pyetur për akuzat dhe komentët e zyrtarëve të Aleancës.

Time Kadrijaj sot ka thënë e deputeti i LDK’së para se të flas për qeverisjen e AAK’së, duhet të tregojë se si u pasurua.

Sipas saj, ai ka marrë tenderë nga vjehrri i tij që punon në Koorporatën Energjetike të Kosovës, ose e ka punësuar atë në koorporatë.

Të ndihmoj baba i nusës me tendera ne KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto pergjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj”, ka shkruar Haxhiaj.

Abidxhiku fillimisht kishte shkruar për milionat e keqpërdorur.

“53 milionëve të Bechtelit; 52 milionëve të ujit; 9 milionëve të listave fallce; 16 milionëve të rezervës shtetërore; 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë; I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon. Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para”, ka shkruar deputeti nga opozita.

Ndërsa më tej ai ka vazhduar të përqesh paraqitjet publike të tre deputetëve të AAK’së në televizione të ndryshme.

Ka cituar Berishën, i cili ka thënë se në Kosovë është më lehtë të jetohet se sa në Gjermani dhe gjithashtu Demaliajn, që tha se “me mujtë krejt të partisë sime i punësoj”.

Abdixhiku i ka quajtur këto si “margaritarë”, ndërsa ka thënë se “Është Kosova e cubave kjo!”.

Ndryshe, zyrtarët e AAK’së janë përfshirë në debate pasi janë publikuar se shumë familjarë e të afërt me këtë parti janë punësuar në ndërmarrje publike.

Televizioni7 ka raportuar dje se gruaja e Bekë Berishës punon në Telekom, ndërsa e fejuara e djalit të Pal Lekajt, pas lidhjes me djalin e ministrit, është punësuar në të njëtën kompania.

Telekomi që është buzë falimentimit ka të punësuar së fundmi njërin djalë të deputetit të AAK’së, Muharrem Nitaj. Ndërsa i njëjti  deputet tjetrin djalë të tij e ka punësuar në kompaninë “Pastrimi”. /A.A/Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart