Abdixhiku pas tollovisë te salla "1 tetori": Një qeveri e tërë në gjumë - Gazeta Express
string(68) "abdixhiku-pas-tollovise-te-salla-1-tetori-nje-qeveri-e-tere-ne-gjume"

Abdixhiku pas tollovisë te salla “1 tetori”: Një qeveri e tërë në gjumë

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 9:30

 Që nga mëngjesi para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën Anti Covid, raporton Gazeta Express.

Për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës, derisa, për situatën e krijuar atje ka reaguar edhe shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Lexo Edhe:

Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se një situatë e tillë është papërgjegjësi, e tutje, ka shtuar se ky është “akt i dërgimit të të moshuarve në përballje për jetën”.

“Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën.  Një Qeveri e tërë në gjumë”, tha ai./GazetaExpress/