Abdixhiku: Nëse LVV refuzon ofertën, humb shansin e kryeministrit dhe humb partneritetin e LDK’së - Gazeta Express
string(94) "abdixhiku-nese-lvv-refuzon-oferten-humb-shansin-e-kryeministrit-dhe-humb-partneritetin-e-ldkse"

Abdixhiku: Nëse LVV refuzon ofertën, humb shansin e kryeministrit dhe humb partneritetin e LDK’së

Gazeta Express

15/01/2020 21:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LVV do ta humbte një mundësi të madhe nëse refuzon ofertën e LDK’së.

Abdixhiku ka thënë se ditën kur është zgjedhur Glauk Konjufca kryetar i parlamentit Vetëvendosje i shkaktoi një plagë të madhe besueshmërisë së LDK-së.

Lexo Edhe:

Ai thotë se deputetët e PDK-së e dinin para tyre se Vetëvendosje do të propozonte Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se Vetëvendosje kur vendosi të ecë njëanshëm nuk e ka pasur më LDK-në në krahë.

“Ne kemi humbur shumë në entuziazmin publik që duhet të ishin 100 ditët e para të një qeverie të shpresës”.

Abdixhiku ka thënë se refuzimi i Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK’së do të ishte një humbje e madhe e mundësisë për të bashkëpunuar.

 “Vetëvendosje nëse e refuzon këtë ofertë jo vetëm që do të humb mundësinë e kryeministrit por e humb edhe një partnerë që një kohë të gjatë e kanë ndërtuar gjatë kohës së qëndrimit në opozitë”, tha ndër tjera Lumir Abdixhiku në Dukagjini.