Abdixhiku: Ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, e kur s’din të qeverisës themi hap krah - Gazeta Express
string(84) "abdixhiku-ne-jemi-ketu-per-ta-ngritur-kosoven-e-kur-sdin-te-qeverises-themi-hap-krah"

Zgjedhjet

Gazeta Express

05/06/2026 20:39

Abdixhiku: Ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, e kur s’din të qeverisës themi hap krah

Zgjedhjet

Gazeta Express

05/06/2026 20:39

LDK po mban tubimin e saj përmbyllës në sheshin Skenderbeu.

E nga këtu, kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhilu deklaroi se LDK është këtu për ta ngritur Kosovën. E kur s’din të tjerët të qeverisin ai tha se LDK thotë hap krah.

‘’Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta mundur njëri-tjetrin. Sepse në demokraci e në shqiptari nuk mundet bashkëqytetari yt. Nuk mundet fqinji yt. Nuk mundet familja tjetër e këtij vendi.

Në demokraci e shqiptari përbashkohet, ndërtohet, punohet! Prandaj ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, jo për ta mundur vendin tonë’’tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se ‘’Punën e tjetrit e respektojmë. 

Mundin e tjetrit e vlerësojmë.     Por kur s’din, kur s’bën, kur s’mundesh, themi hap krah!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement