Abdixhiku: Më vjen turp që e ndaj sallën me deputetët e AAK’së


Gazeta Express
20 Mars 2019 21:04

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, cak i sulmeve të fundit nga deputetët e AAK’së thotë se nuk mund të bie në nivelin e zyrtarëve të partisë së Kryeministrit, madje edhe i vjen turp që i ka kolegë në Kuvend, transmeton Gazeta Express.

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, Abdixhiku ka komentuar sulmet e fundit që atij i kanë ardhur nga disa prej deputetëve të AAK’së, pasi ai mbrëmë shkroi për keqpërdorimet milionëshe që sipas deputetit të LDK’së, i ka bërë qeveria Haradinaj në një vjet e gjysmë pushtet.

Abdixhiku thotë se ka zgjedhur të mos u reagoj deputetëtëve të AAK’së, pasi sipas tij ‘nuk do të bie në nivel aq të ulët’.

Tutje, deputeti i LDK’së thotë se ndonjëherë i vjen turp që ai ulët në të njëjtën sallë me deputetët e Aleancës.

Krejt kjo betejë mes AAK’së dhe Abdixhikut nisi pasi ky i fundit mbrëmë “u tall” me deklaratat e deputetëve Bekë Berisha e Shkumbin Demaliaj për punësimet e njerëzve të AAK’së në kompanitë publike.

Demaliaj ka thënë mbrëmë se “me mujtë i punësoj krejt njerëzit e AAK’së”.

Ndërsa, Bekë Berisha në Pressing ka pranuar që AAK’ja ka punësuar njerëz të afërm me partinë, por ka thënë se të njëjtën gjë e kanë bërë edhe partitë e tjera kur kanë qenë në pushtet. /Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart