Abdixhiku, Kurtit: Si mund të pranosh marrëveshje që nuk ka njohje në të? - Gazeta Express
string(70) "abdixhiku-kurtit-si-mund-te-pranosh-marreveshje-qe-nuk-ka-njohje-ne-te"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 12:26

Abdixhiku, Kurtit: Si mund të pranosh marrëveshje që nuk ka njohje në të?

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 12:26

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke i replikuar Kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, ka thënë se ai ka pranuar një “marrëveshje bazë” nga “marrëveshja finale”.

Sipas tij, Kurti në fjalim e pranoi edhe që po negocion një marrëveshje që nuk e ka njohjen në qendër.

Lexo Edhe:

“Kryeministër unë nuk po të gjykoj ju pyeta se çka nga platforma juaj është reflektuar në marrëveshjen që e ke pranuar. Dhe janë dy çështje shqetësuese: Ke pranuar që nga një marrëveshje finale të pranosh një marrëveshje bazë. Ti nuk po tregon se çka po bëhet por e ke pranuar një dokument. Si mund të pranosh marrëveshje që nuk është finale dhe nuk e ka njohjen në të”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se duhet të thirret një seancë e jashtëzakonshme për negociatat me Serbinë.

“Meqë ke devijuar nga ky proces ne duhet të thërrasim seancë të jashtëzakonshme. Dhe po e thërrasim këtë seancë ju ftoj të gjithëve që t’i japim nënshkrimet”, ka thënë ai. /Express/