Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarë të shumtë ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ndalesa e radhës ishte në Hajvali, ku një numër i madh i simpatizantëve u mblodhën për të dëgjuar vizionin e Abdixhikut për Prishtinën.
Edhe në këtë tubim, Abdixhiku prezantoi planin ambicioz të LDK-së për të investuar 1.5 miliard euro në kryeqytet, duke përfshirë projekte si: Unaza e Kryeqytetit, Stadiumi i Ri dhe Qendra e Sportit, Parku Teknologjik dhe Spitali i Ri, Mësimi Tërëditor, etj.
“Me 1.5 miliard euro investime për Prishtinën, me transformimin rrënjësor me Unazën e Kryeqytetit; Stadiumin e Ri e Qendrën e Sportit, me Parkun Teknologjik e Spitalin e Ri, me mësim tërëditor për 28 mijë fëmijë në Kosovë – Prishtina, banorët e Kryeqytetit më 9 shkurt e fitojnë shtetin që i bllokonte për 4 vjet rresht! 1.5 miliard euro për Prishtinën! Ky është zotimi ynë!”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...