Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se si do të zëvendësohen të gjithë të shkarkuarit në ditët e fundit me vendit e qeverisë.
Abazi ka thënë se askush nuk duhet të shqetësohet se këta do të zëvendësohen me militantë.
“Njerëzit adekuatë do t’i vëmë në pozitat e duhura”, ka thënë ai.
“Përkushtimi i qeverisë dhe i kryeministrit është që të respektohen ligjet, dhe të kërkohen njerëzit adekuat për të kryer punët me përgjegjësi”, shton ai.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka shkarkuar disa konsuj dhe shërbyes në trupën diplomatike të Kosovës. Ky ishte vendimi tjetër për shkarkime nga qeveria pas atij për shkarkimin e Bordit të Telekomit dhe koordinatorëve nacionalë. /Express/