AAK-ja kritikuese e Hotit, por nuk ia jep nënshkrimet VV-së për rrëzimin e tij - Gazeta Express
string(74) "aak-kritikuese-e-hotit-por-nuk-ia-jep-nenshkrimet-vvse-perr-rrezimin-e-tij"

Gazeta Express

06/08/2020 15:23

AAK-ja kritikuese e Hotit, por nuk ia jep nënshkrimet VV-së për rrëzimin e tij

Gazeta Express

06/08/2020 15:23

Përkundër përçarjeve të fundit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, kjo e fundit e cila është pjesë e koalicioni qeverisës, nuk pritet ta përkrahë mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Madje në këtë parti nuk besojnë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të Qeverisë aktuale.

Lexo Edhe:

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të qeverisë Hoti.

I pyetur se a do votojnë pro këtij mocioni të mosbesimit për shkak të përçarjeve të fundit për dialogun në mes të AAK dhe LDK-së, Selmanaj tha se si AAK e kanë në traditë që marrëveshjet me partitë e koalicionit t’i respektojnë deri në fund.

“Gjithmonë opozita e ka si detyrë jo vetëm me kritikua qeverinë por edhe me mund me rrëzua është demokratike, por që ne si koalicion jemi duke funksionuar mirë, ndërsa Vetëvendosje e ka të drejtën e vet… Unë mendoj që jo sepse Qeveria është duke funksionuar normal… Jo në traditën e Aleancës ne kur mbërrijmë marrëveshje atë e respektojmë deri në fund vetëm nëse partnerët nuk e respektojnë marrëveshjen është çështje tjetër por ne si parti i rrimë deri në fund marrëveshjes”, tha ai.

Tutje ai tha se presin që Lidhja Demokratike e Kosovës të reflektojë karshi shqetësimeve të këtij subjekti politik.

“Ato që ne i kemi shprehur si shqetësime nga ne dhe kryetari jonë normal që kemi të drejtë, dhe presim që me reflektua në proceset përpara dhe jemi të bindur se do ndodh ashtu”, tha Selmanaj.

Gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocioni e mosbesimit për qeverinë Hoti Përkundër përçarjeve të fundit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, kjo e fundit e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. koalicioni qeverisës nuk pritet ta përkrahë mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Madje në këtë parti nuk besojnë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të qeverisë aktuale. Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj për KosovaPress ka thënë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të qeverisë Hoti.

I pyetur se a do votojnë pro këtij mocioni të mosbesimit për shkak të përçarjeve të fundit për dialogun në mes të AAK dhe LDK-së, Selmanaj tha se si AAK e kanë në traditë që marrëveshjet me partitë e koalicionit t’i respektojnë deri në fund.

“Gjithmonë opozita e ka si detyrë jo vetëm me kritikua qeverinë por edhe me mund me rrëzua është demokratike, por që ne si koalicion jemi duke funksionuar mirë, ndërsa Vetëvendosja e ka të drejtën e vet… Unë mendoj që jo sepse qeveria është duke funksionuar normal…. Jo në traditën e Aleancës ne kur mbërrijmë marrëveshje atë e respektojmë deri në fund vetëm nëse partnerët nuk e respektojnë marrëveshjen është çështje tjetër por ne si parti i rrimë deri në fund marrëveshjes”, tha ai. Tutje ai tha se presin që Lidhja Demokratike e Kosovës të reflektojë karshi shqetësimeve të këtij subjekti politik. “Ato që ne i kemi shprehur si shqetësime nga ne dhe kryetari jonë normal që kemi të drejtë, dhe presim që me reflektua në proceset përpara dhe jemi të bindur se do ndodh ashtu”, tha Selmanaj.

Gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocioni e mosbesimit për Qeverinë Hoti.