A vlejnë zgjedhjet nëse s'marrin pjesë serbët, në Frontal flet ish-kreu i KQZ-së - Gazeta Express
string(67) "a-vlejne-zgjedhjet-nese-smarrin-pjese-serbet-flet-ish-kreu-i-kqz-se"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 17:39

A vlejnë zgjedhjet nëse s’marrin pjesë serbët, në Frontal flet ish-kreu i KQZ-së

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 17:39

Ish-kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu, në një intervistë për FRONTAL ka folur për zgjedhjet lokale që planifikohen të mbahen në veri të Republikës së Kosovës.

Baraliu ka thënë se me ligje të Kosovës nuk përcaktohet ndonjë përqindje si kusht që zgjedhjet të jenë legjitime.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se kandidati që merr një votë më shumë, fiton të drejtën për të udhëhequr me Komunën.

“Legjitimiteti dhe legaliteti ekzistojnë. Ne nuk kemi ndonjë përqindje të caktuar. Ai që fiton qoftë edhe një votë më tepër ai fiton legalitetin për të qenë në një organ përkatës të komunës”, ka thënë ai.

I pyetur për refuzimin e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe nëse ka ndonjë kusht për përqindjen e daljes në zgjedhje, Baraliu ka thënë se një gjë e tillë s’ekziston dhe se pavarësisht përqindjes zgjedhjet fitojnë ligjshmëri.

“Jo nuk kemi ne një kusht të tillë. S’kemi pasur asnjëherë një përqindje të dëshirueshme. Por zgjedhjet kanë fituar legalitet”, ka thënë ai./Express/