A po zbehen marrëdhëniet Kosovë-Amerikë ? - Gazeta Express
string(39) "a-po-zbehen-marredheniet-kosove-amerike"

Gazeta Express

10/04/2020 20:47

A po zbehen marrëdhëniet Kosovë-Amerikë ?

Gazeta Express

10/04/2020 20:47

Një ditë më parë kryeministri në detyrë Albin Kurti, pati një letërkëmbim me Miroslav Lajcakun. Të dërguarit të BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Kurti i bëri me dije se do të propozoj themelimin e një ekipi politik përfaqësues për këtë çështje.

Në këtë letër, Kurti thotë se dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ndërsa më pas i përmend edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, dy ditë më parë kryeministri në detyrë zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin francez Emanuel Macron.

Vet zyra e Albin Kurtit, bëri me dije se shefi i qeverisë i ka thënë Mcronit se në procesin e dialogut me Serbinë, Evropa nuk mund të zëvendësohet nga një kontinent tjetër e as Franca nga ndonjë shtet tjetër.

Ndërsa në një intervistë televizive kryeministri në detyrë Albin Kurti, për këtë qëndrim u arsyetua se Kosova është në Evropë e jo në kufi me  Meksikën.

Por njohësit e zhvillimeve politikë këtë deklaratë po thonë se Kurti e ka përdorur vetëm për konsum të brendshëm.

Sipas tij  njëjtë si ShBA-së dhe BE-së janë të rëndësishme për Kosovën.

Por, Arian Zeka që drejton Odën Ekonomike Amerikane thotë se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, nuk mund të zbehet.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës kanë nisur të zbehen që kur i dërguari i posaçëm i ShBA-së Richard Grenell i kishte kërkuar kryeministrit në detyrë heqjen e taksës pa kushte ndaj Serbisë.