A po shtyhen nëna Ritës dhe Duas kush më mirë po duket në bikini?


Gazeta Express
14 Gusht 2019 18:07

Shpeshherë është shkruar për rivalitetin në mes të Rita Orës dhe Dua Lipës. Madje për këtë rivalitet është shkruar edhe nga mediat britanike. Është thënë dhe shkruar se dy këngëtarët kosovare nuk flasin me njëra-tjetrën. Por, derisa ky rivalitet është harruar në pah ka dalë një rivalitet tjetër. Vera Ora dhe Anesa Lipa kanë filluar një rivalitet se cila po duket më seksi dhe këtë e kanë treguar nëpër rrjetet sociale

Kur para një viti ishte shkruar për rivalitetin në mes të Rita Orës dhe Dua Lipës nëpër mediat britanike por edhe kosovare, nuk i kishte shkuar në mend askujt që pas një viti rivaliteti do të kalojë në një anë tjetër të medaljes.

Dy nënat e dy këngëtarëve më të njohura jo vetëm në Kosovë por edhe në botë, Vera dhe Anesa kohëve të fundit kanë zgjedhur që edhe pse mbi të 40-at të tregojnë asetet e tyre seksi.

Nëna e Ritës në këtë aspekt është pak më përpara, pasi që ajo shpesh shihet në bikine duke ekspozuar asetet e saj seksi. Ajo është në formë tepër të mirë dhe askush nuk do të mendon se ajo është nënë e tre fëmijëve.

Vera ka disa ditë që është duke pushuar në lumin Buna dhe në Ulqin, kurse sot pavarësisht motit me shi ajo ka postuar video duke u zhytur në ujë. Familjen Ora ka një vilë në Malin e Zi. Në këtë vend shpesh është parë duke pushuar edhe vet Rita Ora, madje foto me të kishin postuar edhe disa artistë dhe pushues kosovarë vite më parë, shkruan GazetaExpress.

Por zhytja e Verës sot nuk është e vetmja video dhe foto që ajo ka postuar nëpër rrjetet sociale.

Ajo gjatë gjithë muajve të kësaj vere ka shpërndarë foto në bikine ku tregon asetet e saj seksi, kurse nuk kanë munguar edhe komentet e saj te Rita, të cilës i ka sugjeruar që mos të marrë bikine me masë të vogël. Ndryshe Vera është edhe pjesë e një fushate kundër kancerit të gjirit në Britani.  

Në anën tjetër Anesa Lipa është pak me e rezervuar në paraqitjet e saj publike. Familja e Dua Lipës kanë filluar pushimet pas festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë dhe me të arritur atje ka ardhur edhe foto e saj në bikine.

Anesa në një foto që e ka postuar në Instagram ka të veshur bikine të zeza, derisa edhe ajo ka linja tepër seksi. Ashtu si Vera edhe ajo është nënë e tre fëmijëve.

Pos fotografisë në bikine, për foton duket se është kujdesur Dukagjini, i cili e ka fotografuar atë në perëndimin e diellit, ku deti merr një pamje të mrekullueshme. Fotografitë pos Dukagjinit i ka postuar edhe Dua, me një mbishkrimin se i mungon shumë familja e saj.

E derisa për rivalitetin e Duas dhe Ritës nuk po flitet më, tanimë duket se me këto foto Anesa dhe Vera po e rivalizojnë njëra tjetrën? /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart