A po kthehet telefoni i famshëm Nokia? - Gazeta Express
string(37) "a-po-kthehet-telefoni-i-famshem-nokia"

AutoTech

Gazeta Express

12/05/2022 0:55

A po kthehet telefoni i famshëm Nokia?

AutoTech

Gazeta Express

12/05/2022 0:55

HMD Global, e cila prodhon telefonat Nokia, nuk ka prodhuar nën markën Nokia tash e disa disa kohë.

Kompania madje deklaroi disa kohë më parë se nuk planifikon të prodhojë telefona të nivelit të lartë Nokia në të ardhmen e afërt. Megjithatë, tani një raport sugjeron se kompania është duke punuar në një pajisje premium.

Lexo Edhe:

CNMO shkruan se HMD Global është duke punuar në një telefon që do të quhet Nokia N73.

Përdoruesit e vjetër kujtojnë Nokia N73 të vitit 2006, dhe kjo po planifikohet të jetë strategjia e HMD Global për të zgjuar sa më shumë interesin e publikut.

Sipas fotove të publikuara në CNMO, Nokia N73 e re do të ketë pesë kamera në anën e pasme dhe një blic të dyfishtë.

Raporti thotë se sensori kryesor i kamerës mund të jetë ISOCELL HP1 200 MP i Samsungut. Samsung prezantoi këtë sensor të kamerës vitin e kaluar, por ende nuk ka debutuar në një smartfon. Ky sensor i kamerës është i aftë të regjistrojë video 8K në 30 korniza.

HMD Global prezantoi telefonin e fundit Nokia në fillim të vitit 2019. Më pas u prezantua Nokia 9 PureView.