A po i regjistrojnë çiftet kosovare pronat si të përbashkëta? - Gazeta Express
string(60) "a-po-i-regjistrojne-ciftet-kosovare-pronat-si-te-perbashketa"

Instant

Gazeta Express

24/05/2022 23:28

A po i regjistrojnë çiftet kosovare pronat si të përbashkëta?

Instant

Gazeta Express

24/05/2022 23:28

Gazetare: Ardita Rashiti

Sipas Agjencisë për Barazi Gjinore gjatë vitit 2021 janë 3 mijë çifte kanë bërë regjistrimin e Pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve pa pagesë.

Një nga pronat që Isak Shema me bashkëshorten ndajnë së bashku. Fillimisht ishin prona individuale, por më pas thotë që i regjistruan si të përbashkëta. Sipas Shemës ngjashëm duhet të veprojnë të gjithë qytetarët.

Njësoj kanë vepruar edhe në familjen e Florie Kuçit, e cila thotë që kanë pronë të përbashkët me bashkëshortin.

Megjithatë, jo shumë çifte regjistrojnë pronën si të përbashkët.

Krahas që shprehen të hapur për të ndarë pronën, deri tani nuk kanë marrë asnjë hap në këtë drejtim.

Ndërsa Veli Veliu sqaron se si kanë funksionuar familjet tradicionalisht.

E për ta fuqizuar gruan dhe promovimin e të drejtave të barabarta, nga Qeveria e Kosovës kanë shtyrë afatin për regjistrimin e pronës së përbashkët falas, deri në vitin e ardhshëm.

Televizioni T7 ka tentuar të kuptojë nga disa komuna të Kosovës se sa ka pasur interesim gjatë këtij viti për regjistrimin e pronës, mirëpo gjatë ditës nuk ka pranuar përgjigje.