Vetëvendosje e ka bërë me dije se nuk do ta negociojë më postin e Kryeparlamentarit të cilën e zuri VV duke e vendosur aty Glauk Konjufcën. Këtë e bëri të qartë kreu i VV’së Albin Kurti sot pasi takoi Thacin. Por, pas takimit të kryesisë së LDK’së, në njoftimin për media u bë e ditur se për funksionimin e koalicionit të mundshëm “pushtetet e balancuara janë jetike”, duke lënë të kuptohet se ende i duan dy postet: Kryeparlamentarin dhe Presidentin.
Vetëvendosje tashmë është pajtuar që Lidhjes Demokratike të Kosovës t’i takojë posti i Ministrit të Brendshëm me të cilën kjo parti synonte të bënte ndryshime në vend në kuptim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, duke e parë marakun e LDK’së për këtë dikaster, VV pasi e morri për vete kryeparamentarin duket se ka hequr dorë. Ata sot kanë publikuar emrat e ministrave duke i kërkuar LDK’së që t’i bëjë propozimet e saj, pa e përmendur fare MPB’në.
Por, LDK e cila ka mbetur mbrapa VV’së në zhvillimet rreth formimit të qeverisë, duket se ende i kërkon pozitat që i synonte më herët, por në njoftimin për media s’i ka specifikuar ato.
“LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.
LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre” shkruan në njoftim.
Mbetet të shihet se si do të gjendet zgjidhja për këto pozita, pas deklaratës së Kurtit që cështja e kryeparlamentarit është mbyllur tashmë dhe se a do të kënaqet LDK vetëm me premtimin se ka të drejtë ta nominojë presidentin kur të vijë koha, me pëlqimin e VV’së./Express/