A po i çon Albin Kurti mesazh dikujt përmes këtij shkrimi? - Gazeta Express
string(57) "a-po-i-con-albin-kurti-mesazh-dikujt-permes-ketij-shkrimi"

A po i çon Albin Kurti mesazh dikujt përmes këtij shkrimi?

Gazeta Express

06/05/2020 21:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram, ka lavdëruar punën e ministrit në detyrë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe sekretares së Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi. Por, a po i con mesazh Kurti dikujt brenda VV’së përmes këtij shkrimi?

Kuri ka thënë se me Bislimin dhe Haxhimehmedin, Vetëvendosje ka rritur organizimin si organizatë politike dhe i ka fituar zgjedhjet e fundit.

Lexo Edhe:

“Vlora Haxhimehmedi dhe Prof. Besnik Bislimi sot i bëjnë dy vite prej marrjes së detyrave të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. E para sekretare organizative kurse i dyti nënkryetar”, shkruan Kurti.

Gjithashtu thotë se Bislimi dhe Haxhimehmedi, forcuan strukturat dhe zgjeruan rrjetin e aktivistëve.

“Brenda këtyre dy viteve, me në krye këta dy, ne e rritëm organizatën e i fituam zgjedhjet e fundit. Ata i forcuan strukturat tona dhe e zgjeruan rrjetin e aktivistëve”, thotë Kurti.

Tutje, Kurti pretendon se falë këtyre dy pjesëtarëve të VV’së, nga 6 tetori i vitit të kaluar, është dyfishuar mbështetja popullore për VV’në.

“Shtatë muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, jemi dyfishuar për nga mbështetja popullore”, shkroi Kurti.

Kurit në fund falënderoi posaçërisht Vlora Haxhimehmedin dhe Besnik Bislimin për punën e tyre.

“Përgëzime dhe ju falemnderit të gjithëve, ama sot, posaçërisht Vlorës dhe Besnikut!”, përfundoi Kurti.