A po frikësohet Kryetari i LDK’së se PDK’ja e merr Presidentin dhe pastaj rrëzon Hotin? - Gazeta Express
string(86) "a-po-frikesohet-kryetari-i-ldkse-se-pdkja-e-merr-presidentin-dhe-pastaj-rrezon-hotinll"

Gazeta Express

24/10/2020 17:30

A po frikësohet Kryetari i LDK’së se PDK’ja e merr Presidentin dhe pastaj rrëzon Hotin?

Gazeta Express

24/10/2020 17:30

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka nisur t’i përmend zgjedhje si mundësi reale nëse nuk merret vesh me PDK’në për pozitën e Presidentit. Burime të Express kanë thënë se Mustafa po bëhet gati të rikthehet në krye të shtetit nëse shkohet në zgjedhje të reja pasi e sheh mundësinë që PDK të përsëritë rrëzimin e Qeverisë së LDK’së qysh kishte ndodhur pak muaj pasi Thaçi ishte bërë President

Express

Lexo Edhe:

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa nuk po i përjashton zgjedhjet si opsion nëse nuk pajtohet me PDK’në për të zgjedhur Presidentin e ri në rast se Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza.

Por, burime të Express kanë treguar se Isa Mustafa është duke shqyrtuar opsionin të shkohet në zgjedhje nga frika se PDK’ja posa ta marrë pozitën e Presidentit do ta rrëzojë prapë Qeverinë siç kishte ndodhur pasi Hashim Thaçi ishte bërë shef i Shtetit.

Burime të Express kanë thënë se Mustafa ua ka bërë të ditur anëtarëve të Kryesisë së opsioni i zgjedhjeve është real pasi nuk i beson një marrëveshjeje me PDK’në.

Ndërkohë, të premten, Mustafa nuk e ka përjashtuar zgjedhjet pasi është takuar me partnerët e koalicionit.

“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Burime të Express kanë thënë se Mustafa po e sheh mundësinë të ngjitet në krye të Shtetit në rast se shkohet në zgjedhje të reja duke ndërtuar një koalicion paszgjedhor që ia siguron pozitën më të lartë në Republikë.

Ndërkohë, ende s’është bërë e qartë nëse Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja, ndonëse, dje ka qenë afat i fundit kur është dashur të merrej një vendim.

Partia e Kadri Veselit kishte rrëzuar Isa Mustafën nga pozita e Shefit të Qeverisë pak muaj pasi Hashim Thaçi ishte bërë Shef i Shtetit me votat e LDK’së. Atëkohë, PDK kishte marrë afër vetes votat e të gjithë deputetëve tjerë, përfshirë të Listës Srpska dhe kishte çuar vendin në zgjedhje. Veseli kishte thënë se rrëzimi i Isa Mustafës ishte bërë pasi si Kryeministër kishte dështuar të nxirrte për votim demarkacionin me Malin e Zi, i cili pastaj ishte votuar kur koalicioni u ndërtua nga PDK, AAK e NISMA.