A po e kritikon Arben Vitinë anëtari i VV'së? - Gazeta Express
string(43) "a-po-e-kritikon-arben-vitine-anetari-i-vvse"

A po e kritikon Arben Vitinë anëtari i VV’së?

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 16:11

Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti I dhe anëtari i VV’s, Avni Zogiani, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ për rëndësinë që ka komunikimi me publikun.

Ky reagim i tij ka ardhur pas tollovisë së madhe të krijuar në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” nga qytetarë të shumtë të cilët ishin grumbulluar në hyrje të qendrës dhe shtyheshin se kush të futej më përpara për t’u vaksinuar, shkruan Express.

Lexo Edhe:

Ai thotë se marrëdhënia me publikun duket i lehtë në shikim të parë dhe ia mësynë gjithkush për të bërë një punë të tillë, megjithatë thotë se nëse dështon në këtë fushë atëherë “të pëlcet si bomba e trajtuar me tahmin”.

“Marredhanja me publikun eshte zanate qe veç ne sy te pare duket i thjeshte, e prandaj ia mesyen gjithkush me e ba… por deshtimi ne kete pike pelcet si bomba e trajtume me tahmin!”, ka shkruar Zogiani.

Ministria e Shëndetësisë është kritikuar sot për mungesë të komunikimit të drejtë me publikun për t’i njoftuar detajisht për procesin e vaksinimit, gjë që çoi në grumbullin e madh të njerëzve tek “1 Tetori” dhe nxiti reagime të shumta të opinionit publik./Express/