A nuk kuptoni se gazuat?


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:07

Shkruan: Lis Bukuroca

60.000 veteranë, gati 50.000 prej tyre viranë
Kosova ka prokurorë dhe gjykatës
Që duhet burgosur, të gjithë
Kosova ka edhe ministër të drejtësisë
Dhe të punëve të brendshme
Që duhet deportuar në Polin e Veriut
70 % e profesorëve nëpër fakultete të pakualifikuar
Që duhet përjashtuar
Korrupsioni më i madh në Europë
Kosova ka edhe ministër të administratës
Që duhet deportuar në Polin e Jugut
Por Kosova ka edhe policë
Që duhet të burgosen
Kontrata, tenderë, vjedhje
Telekomi në falimentim e sipër
Dhe, populli më i lumtur
Që dëshiron të mërgojë sa më shpejtë
Sa më larg që të jetë e mundur
Si edhe Arusha

Turp e mbiturp, kur një ambasador amerikan bën më shumë se prokuroritë dhe gjykatat!
Më shumë se ministri i drejtësisë dhe më shumë se ai i punëve të brendshme dhe më shumë se kryeministri!
A nuk po kuptoni se gazuat?
A nuk po kuptoni se shkatërruat vendin dhe nuk vjen askush për të investuar, sepse kërkonit haraç?
A nuk kuptoni se i morët fytyrën popullit brenda dhe neve jashtë?
A nuk po kuptoni se çdo ditë po ndihmoni Serbinë me makutërinë tuaj?
A nuk po kuptoni se dalëngadalë po pendohen se kujt i ndihmuan?
A nuk kuptoni se sikur Serbia të mos ishte pro ruse, Kosova do t’i kthehej duke i dhënë edhe dëmshpërblim?
A nuk po shihni se shtetin e shndërruat në klub mafioz?
A nuk shihni se e djathta në Europë, e cila është kryesisht pro serbe, është në rritje e sipër?
Jo, ju nuk e shihni dhe nuk dëshironi ta shihni, sepse juve ju intereson vetëm fati juaj, vetëm pasurimi, vetëm fisi juaj dhe asgjë më tepër!
Turp!

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart