A ndryshon gripi sezonal nga Omicroni? Deklarohet epidemiologu - Gazeta Express
string(61) "a-ndryshon-gripi-sezonal-nga-omicroni-deklarohet-epidemiologu"

A ndryshon gripi sezonal nga Omicroni? Deklarohet epidemiologu

Shneta

Gazeta Express

05/01/2022 11:38

Në këtë periudhë të vitit shumë qytetarë nuk e dinë nëse janë me grip, apo Omicron.

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, thotë se simptomat e para të Omicron dhe gripit sezonal janë pothuajse të ngjashme.

Lexo Edhe:

Sipas Alimehmetit simptomat kryesore janë bllokimi i hundëve, dhimbje grykësh, pak temperaturë, pak dhimbje koke, dobësi trupi.

“Nga simptomat e para janë pothuajse të ngjashme. Vitin e kaluar gripi sezonal nuk qarkulloi, këtë vit është rikthyer. Vitin e kaluar nuk kishim, sepse kishim variante të tjera të koronavirusit, ishim komplet të pa imunizuar kundrejt Covid që kishte dominuar dhe botën”, tha ai në RTV Ora.

Nga pikëpamja epidemiologjike qarkullimi i gripit thuhet se është diçka pozitive.

“Jemi në dimër, viruse respiratiore janë të dyja, mundësitë për tu transmetuar janë më të larta pikërisht në këtë periudhë, transmetohen me të njëjtën rrugë, pra me rrugë respiratore. Që do të thotë në momente që kemi shumë njerëz rreth e rrotull, në momente kur kemi mungesë distance”, tha ai.

Ai ka treguar se simptomat kryesore janë: Bllokimi i hundëve, dhimbje gryke, pak temperaturë, pak dhimbje koke dhe dobësi trupi.

“Janë simptoma virale klasike, pra nuk e ndan dot nëse janë simptoma Covidi apo gripi. Testi i shpejt nuk është aq sensitiv se sa është PCR. E mira e testit të shpejt është se mund ta bëjmë në shtëpi dhe kushton më pak”, shtoi ai.