A mund të transmetohet koronavirusi përmes telefonit? - Gazeta Express
string(52) "a-mund-te-transmetohet-koronavirusi-permes-telefonit"

A mund të transmetohet koronavirusi përmes telefonit?

Gazeta Express

28/02/2020 7:56

Dezinfektimi i telefonave të mençur dhe pajisjeve të tjera është pjesë e standardeve mjekësore parandaluese për pacientët që kanë infeksion të këtij mikrobi shumë rezistent.

Specialistë të sëmundjeve infektive kërkojnë kujdes që të mos e lidhim përdorimin e telefonit mobil me përhapjen e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Një virus ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u përhapur. Ky është mendimi i Massimo Andreoni-t, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin “Tor Vergata” të Romës.

“Telefoni i zgjuar mund të jetë një mjet për transmetimin e mikrobeve rezistente, ndryshe është një virus që ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u riprodhuar. Duhet të jemi të kujdesshëm kur e lidhim atë me problemin e koronavirusit, përkundrazi ka kuptim në infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor. Ashtu sikurse mjekët janë mësuar të dezinfektojnë stetoskopin dhe pajisjet e matjes së tensionit, sigurisht nëse trajtojnë pacientë me mikrobe shumë rezistente, ekzistojnë disa masa paraprake specifike që duhet të merren, siç janë veshja e dorezave, larja e duarve dhe mospërdorimi i telefonit nëse i keni duart të padezinfektuara, në mënyrë që aparati të mos ndotet”, sqaron Andreoni, i cili është edhe drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. /lajmi.net