A mori leje Marko Gjuriq për të hyrë në Kosovë?


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 12:43

Institucionet e Kosovës nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë për vizitën e Marko Gjuriqit, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në veri të Mitrovicës. Megjithatë, pa asnjë problem ai është duke qëndruar në vend, për të marrë pjesë në lutjen për festën e Shën Mitrit, raporton Gazeta Express.

Askush nga Ministria e Punëve të Jashtme, e udhëhequr nga Behgjet Pacolli nuk ka pranuar të deklarohet nëse i kanë dhënë leje për të vizituar Kosovën Marko Gjuriqit.

Lajmin për ardhjen e tij madje as nuk u bë i ditur nga institucionet e vendit, por ato serbe.

Nga zyra e ashtuquajtur “Zyrë për Kosovën”, në qeverinë e Serbisë kanë bërë të ditur përmes një njoftimi se Gjuriq po viziton vendim për festën e Shën Mitrit.

Ai do të vizitojë Qendrën e Mjekësisë të rinovuar në Leposaviq dhe në mbrëmje do të vizitojë Qendrën Mjekësore në veri të Mitrovicës.

Ndryshe dje, Gjuriq është takuar dje në Beograd me Listën Serbe, nga ku u tha se duhet të këmbëngulin për të qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Listës Serbe është shpalosur edhe opsioni që ata t’i braktisin të gjitha institucionet e Kosovës.

Nuk dihet nëse ka marrë lejen e autoriteteve shtetërore të Kosovës. Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës kur ishte futur në vend pa leje paraprake. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart