A keni gjymtyrë të ënjtur? Kujdes nuk duhet neglizhuar


Gazeta Express
20 Shtator 2019 11:27

Jeni zgjuar ndonjëherë dhe papritur kei parë sy, kembë apo duar të fryra? Ëntja e këtye gymtyrëve dhe pjesëve të tjera të trupit njihet si edemë. Edema në shumë raste nuk është serioze, mirëpo ndonjëherë mund të jenë si simptome paralajmëruese për ndonjë problem më të rëndësishëm shëndetësor.

Shumica e rasteve të prekura nga edema, janë konsumues të kripës së tepërt në ushqime, dhe trupi i përgjigjet nivelit të lartë të kripës duke mbajtur lëngjet.

Reduktimi i produkteve, që përmbajnë sasi të lartë të kripës siç janë picat dhe brumërat në përgjithësi do të ishte mënyra e duhur për ta eliminuar këtë problem.

Në disa raste, ky problem vazhdon për një kohë më të gjatë, prandaj duhet bërë analizat e detajuara për të kuptuar se ku qëndron problemi. Mosfunksionimi i veshkave, mëlçise, reumatizmi dhe patologjitë e tjera kardiake janë vetëm disa nga shkaqet e këtij problemi. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart