A ka të korruptuar në PDK, flet Xhavit Haliti - Gazeta Express
string(44) "a-ka-te-korruptuar-ne-pdk-flet-xhavit-haliti"

A ka të korruptuar në PDK, flet Xhavit Haliti

Gazeta Express

25/05/2020 11:33

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, përveç situatës politike në Kosovë ka folur edhe për korrupsionin brenda partive politike.

Haliti tha se në secilën parti që ka qenë në pushtet ka të korruptuar.

Lexo Edhe:

“Gjithkund ka njerëz të korruptuar. Nëse themi që në një parti që ka qenë në pushtet se nuk ka të korruptuar, ne atëherë jemi duke bërë shaka”, shtoi ai.

Ai tha se korrupsioni brenda partive duhet të luftohet nga kreu i piramidës dhe jo nga poshtë.

“Partitë po besoj që e dinë kush ka qenë brenda tyre i korruptuar, dhe lufta dhe spastrimi duhet të fillojë tek partitë dhe jo të zëvendësohen të korruptuarit e kompemetuar nga struktura të partive në strukturat e tjera të komprementuar. Korrupsioni duhet të luftohet nga piramida dhe jo nga poshtë”, tha Haliti./kk/