A ka jetë në Mars”, studimi i çuditshëm thotë se kërpudhat jashtëtokësore po rriten në Planetin e Kuq - Gazeta Express
string(99) "a-ka-jete-ne-mars-studimi-i-cuditshem-thote-se-kerpudhat-jashtetokesore-po-rriten-ne-planetin-e-kuq"

Mistere

Gazeta Express

11/05/2021 1:26

A ka jetë në Mars”, studimi i çuditshëm thotë se kërpudhat jashtëtokësore po rriten në Planetin e Kuq

Mistere

Gazeta Express

11/05/2021 1:26

Një shkencëtar kontrovers i njohur nga disa si “Mbreti tigër i Hapësirës”, ka thënë se ka zbuluar prova të jetës në Mars. Prova? Disa topa të çuditshëm të fotografuar nga NASA që ai i quan “kërpudha marsiane”

Kërkimi për jetë në Mars ka qenë i pafrytshëm deri me tani por një grup studiuesit nga ET besojnë se ata kanë zbuluar atje një gropë të shenjtë. Sipas një studimit të publikuar në revistën “Advances in Microbiology”, planeti i kuq është i mbushur me jetë aliene, por jo se atje ka ndonjë qenie apo alienë. Në vend se atje të takojmë burra të vegjël e të gjelbër që vrapojnë rreth planetit të djerrë, studimi i ri pretendon se ka gjetur prova të ekzistencës së likenit, kërpudhave me disa lloje të tyre në Mars.

Lexo Edhe:

Pretendimi i çuditshëm i tyre bazohet në disa imazhe të bëra në sipërfaqes te planetit nga orbita me disa robot dhe sonda të ndryshme që janë dërguar për ta fotografuar Marsin.

Shkencëtarët e NASA-s këto i kanë identifikuar si gurë, studimi thotë se janë kërpudha aliene, ndoshta të mbjella në Mars përmes ndërveprimeve kozmike me Tokën.

Studiuesit gjithashtu pretendojnë se janë dëshmitarë të rritjes se kërpudhave në kohë reale, ku kanë krahasuar fotografitë e NASA të marra në bazë të ditëve “sol” (dita marsiane).

Në një rast të tillë, një foto e bërë në sol 1145 duket se tregon nëntë “mostra sferike dhe gjysmë sferike”, që dalin nga dheu i Marsit në rajonin që njihet me emrin si “Meridiani Planum”.

Një foto tjetër e bërë tri ditë më vonë tregon 12 bimë të tjerë që duken më blu por që prapë janë të paqarta.

A është kjo provë e jetës jashtëtokësore? Apo era mund të jetë aq e fortë saqë largon gurët nga sipërfaqja e marsit?

Në rastet e tjera, studiuesit kanë krahasuar fotografitë e NASA të bërë në “sipërfaqe të Marsit” me kërpudhat në Tokë, e ku besojnë se ato janë shumë të ngjashme.

“Tashmë është vërtetuar se disa organizma tokësorë mund të mbijetojnë edhe me kushtet atmosferike në Mars”, kanë shkruar studiuesit në studim, transmeton GazetaExpress.

“Duke pasur parasysh që farat në Tokë mund të jetojnë në Mars dhe jetë mund të këtë në mes të dy planetëve, atëherë do të ishte befasi nëse nuk ka jetë në Mars”.

“Megjithatë, në kushtet territoriale të organizmave, kërpudhat, myku, algat dhe format tjera të supozuara të jetës në Mars, do të kishin evoluar dhe tashmë do të ishin përshtatur me temperaturat e ulëta, do të kishin ujë të mjaftueshëm, sasi të ulët të oksigjenit dhe nivele të larta të rrezatimit që e karakterizon mjedisin e ashpër marsian”.

“Rritja, lëvizja, ndryshimet në vendndodhje dhe forma, tregojnë sjellje që shoqërohet me morfologjinë jetësore, duke mbështetur fuqishëm hipotezën se ka jetë në Mars”, shton studimi.

Në mes të autorëve të studimit është edhe Dr Rhawn Gabriel Joseph, një neurobiolog i njohur që ishte përfshirë edhe në pseudo-revistën “Journal of Cosmology”, një revistë që ka tërhequr polemika në të kaluarën.

Më 2014, Dr Joseph bëri padi kundër NASA-së, duke thënë se agjencia hapësinore e SHBA kishte dështuar për ta hetuar sa duhet jetën në Mars.

Pretendimet e tij ngriheshin në fotot e gurëve marsianë që ngjanin si një kërpudha e shkelur.

Kjo nuk është hera e parë që ai del me pretendimet që kërpudhat rriten në Mars- pretendimet që hidhen plotësisht poshtë nga komuniteti shkencorë.

Ai e kishte të njëjtin pretendim vitin e kaluar që e botoi në “The Journal of Astrobiology and Space Science Research”, duke theksuar se sipërfaqja e Marsit është e mbuluar më “mijëra formacione të bimëve likene si kërpudha”.

Një studim i njëjtë për “kërpudhat marsiane” u tregua po aq i diskutueshëm.

Megjithatë, autorët e studimet ishin detyruar që të rishikonin të dhënat e tyre pasi që ishin sfiduar vetvetiu nga revista.

“Që këta të konsiderohen organizma të gjallë duke ju referuar organizmave analoge tokësore duhet arsye; edhe nëse ato në fakt janë të gjallë por biologjia e tyre është e panjohur”, shkruan studimi.

Casey Dreier, Kryeredaktor dhe Këshilltar senior për politika në “Planetary Society”, i ka kritikuar ashpër këto studime duke i quajtur “shkencë e keqe” dhe “bërllok”, transmeton GazetaExpress.

“Ky nuk është, në fakt, LAJM I MADH. Qindra shkencëtarë të Marsit janë duke punuar në këto misione dhe nuk arritën që të hasin prezencën e kërpudhave dhe kushdo që i lexon këto studime shumë lehtë mund ta dallojë flamurin e kuq”, ka cicëruar ai në Twitter.

“Kjo në fakt nuk duhet të kalojë as në shqyrtim. E sikletshme!”.

“Në përputhshmëri me këtë, ky studim është shkencë e keqe. Redaktorët në “Advances in Microbiology” duhet gjuajtur atë në bërllok”.

 “Apo ata s’paku duhet të ndihen keq se kanë lejuar botimin e kësaj lecke”.

“Kam dëgjuar që kritika e shqyrtimit të studimeve është në krizë, por kjo në të vërtetë e tregon këtë”.

Jeta, sa dimë deri me tani, nuk ekziston në Mars për shkak se planeti është thjesht jo mikpritës për organizma të gjallë.

Besohet se ka pasur jetë në këtë planet miliarda vite më parë kur Marsi i ka ngjarë Tokës, me sipërfaqe me ujë dhe atmosferë më të ndryshme.

Misioni i NASA-së në Mars 2020 shpresonte që të mësojë më shumë për mundësinë e jetës atje duke shpuar gurë në planet dhe marrë shembuj të dheut atje për të parë a përmban prova të mikrofosilëve.

“Edhe nëse në Mars ka pasur në të kaluarën jetë apo ka edhe tash, megjithatë, ende ka shumë hipoteza i për këtë në horizont”, ka thënë agjencia hapësinore.

“Ne vet mund ta zhvillojmë ‘jetën në mars’ ku njerëzit do të vendosin për të udhëtuar atje një ditë. Ndërkohë, ne ende duhet të mësojmë më shumë për këtë planet të mahnitshëm dhe mjedisin e tij  ekstrem”. /GazetaExpress/