A ka humbur Shqipëria 100 mln euro në gjyqin me Becchettin? Ja si përgjigjet Edi Rama


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:54

Një lajm ka qarkulluar në disa media prej disa ditësh në lidhje me një gjyq në arbitrazh mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenit italian Becchetti, deri dje pronari i medias Agon Channel, e cila funksiononte në Shqipëri por u mbyll pas një akuze për pastrim parash, akuzë në të cilën dhe vetë kryeministri Rama u përfshi.

Këtë të enjte në Opinion, Rama u pyet nga gazetari Andi Bejtja nëse gjyqi në fjalë ka mbaruar dhe nëse qeveria ka humbur, pasi flitet për një gjobë prej 100 milionë eurosh e cila do të rëndonte tejmase në financat e brishta shqiptare.

Bejtja: Qarkullon një lajm në media ku ju keni humbur një gjyq me Agon Channel prej 100 milionë eurosh. Ka mbaruar më datë 24 prill gjyqi, këtë e di të paktën. Ju kanë vënë në dijeni?

Rama: Përgjigja ime është kjo. Ka një arsye se përse nga e dini, sepse në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që nuk i lejon palët të shprehen.

Cdo të thotë kjo?

Që deri në mbarim të procesit palët nuk shprehen.

Procesi vijon?

Ka një klauzolë konfidencialiteti që i pengon palët të mos shprehen. Në përfundim të procesit do të shprehen.

Te fundit


Kthehu lart