A ka afat për përfundimin e dialogut? Bislimi flet për një shkresë që ua dha Lajçak - Gazeta Express
string(82) "a-ka-afat-per-perfundimin-e-dialogut-bislimi-flet-per-nje-shkrese-qe-ua-dha-lajcak"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 13:31

A ka afat për përfundimin e dialogut? Bislimi flet për një shkresë që ua dha Lajçak

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 13:31

Kosova insiston se diskutimet me Serbinë tani kanë afat të caktuar. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme, dhe e pohoi këtë para deputetëve.

Në tekstin e marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel nuk shënohet ndonjë datë si afat për përmbylljen e bisedimeve, por Bislimi thotë se për këtë çështje, një shkresë shtesë natën e 23 nëntorit e morën nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kërkesa ka qenë që diskutimet të kufizohen në kohë, në mënyrë që ato të mos zgjaten pastaj pa kufi dhe mendoj se me dakordimin e datës 23 nëntor e kemi arrtur këtë, për arsye se si pjesë e marrëveshjes është paraparë që bisedimet për propozimin franko-gjerman duhet të kufizohen deri në fund të marsit”, tha Bislimi.

“Në fakt, në tekst nuk figuron data mars, mirëpo figuron takimi i grupit special për normalizim dhe pastaj ne e kemi pranuar këtë formulim vetëm në këmbim të një shkrese shtesë të z. Lajçak, ku ai e cakton afatin për normalizim, marsin 2023. D.m.th. ne e kemi marrë këtë siguri, e pastaj e kemi pranuar atë formulim”, theksoi zëvendëskryeministri.

Emisari europian, Miroslav Lajçak sot erdhi në Prishtinë dhe u takua me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, ai tha se s’është njeri i afateve, por tha diskutimet për planin franko-gjerman do të nisin dhe se pret që brenda javësh të ketë një takim Kurti-Vuçiq.