A ju kujtohet Rubi, ajo është plakur pak, por shikojeni djalin e saj


Gazeta Express
15 Maj 2019 8:07

Edhe pse kanë kaluar 15 vite nga telenovela “Rubi”, aktorja meksikane Barbara Mori vazhdon të mbahet mend e të thirret me këtë emër. 41-vjeçarja dikur i çmendi të gjithë me rolin e Rubit dhe vazhdon të mbetet një nga aktoret më të bukura të telenovelave.

Barbara është shumë aktive në rrjete sociale ku shpeshherë poston foto nga puna, por edhe nga jeta personale. Aktorja është nënë e një djali, Sergios i cili është model.

Ditën e sotme Barbara ka ndarë një foto me Sergion ku ngjashmëria nënë e bir është shumë e madhe sa fansat ja kanë vënë në dukje. 

“Sa herë jam me ty zemra më ndizetflake”, shkruan aktorja.

Image

Te fundit


Kthehu lart