A ju kanë mbetur shenja pas puçrrave? Eliminoni me këto metoda


Gazeta Express
14 Gusht 2019 17:54

Një nga problemet më të zakonshme me lëkurën si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt janë njollat që mbesin nga puçrrat.

Sipas ekspertëve është shumë më mirë t’i parandaloni ato sesa të mundoheni t’i trajtoni. Nëse keni pika të zeza atëherë mos i shtrydhni ato, sepse padyshim që do të mbesin shenjat. Është më e rrugës të drejtoheni tek një profesionist për një pastrim të plotë sesa të mundoheni t’i hiqni ato vetë.

Gjithsesi, disa nga metodat natyrale, të cilat do të mund të kryenin punë janë: lëngu i limonit si dhe vaji i trëndafilit. Këto produkte mund t’i përdorni në raste më të lehta, kur gjendja nuk është shumë serioze.

Në rastet kur keni plagë në fytyrë, të lëna si pasojë e puçrrave përdorimi i produkteve shtëpiake nuk është i këshillueshëm. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart