A ju bien flokët? Ju mund t’i keni këto probleme me shëndetin


load
Gazeta Express
9 Gusht 2019 10:10

Nëse jeni duke përjetuar rënie të vazhdueshme të flokëve ose probleme të tjera me flokët, atëherë ju mund të keni disa probleme me shëndetin.

Disa nga problemet që lidhen me rënien e flokëve dhe tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj janë:

Keni problem me gjëndrat tiroide- Të gjitha folikulat e flokëve rregullohen me anë të hormoneve, që gjëndrat tiroide lëshojnë. Nëse e keni vërejtur se flokët janë duke ju rënë vazhdimisht, atëherë ju keni probleme më këtë gjëndër.

Ajo çfarë jeni duke ngrënë nuk mjafton- Nëse keni rënie të vazhdueshme të flokëve, atëherë ju mund të keni probleme me ushqimin që jeni duke e ngrënë.

Keni mungesë të hekurit- Hekuri është shumë i rëndësishëm për zhvillimin normal të flokëve. Nëse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm hekur, atëherë kjo do të manifestohet me rënie të flokëve.

Keni mungesë të ujit- Hidratimi është shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e flokëve.

Keni probleme me hormone- Sidomos gjatë shtatzënisë femrat mund të përballen me rënie të flokëve, për shkak të luhatjes hormonale.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart