A jemi një hap drejt zbulimit të trajtimit të HIV-it? Shkencëtarët japin lajmin - Gazeta Express
string(78) "a-jemi-nje-hap-drejt-zbulimit-te-trajtimit-te-hiv-it-shkencetaret-japin-lajmin"

Gazeta Express

23/01/2020 16:55

A jemi një hap drejt zbulimit të trajtimit të HIV-it? Shkencëtarët japin lajmin

Gazeta Express

23/01/2020 16:55

Miliona pacientë të diagnostikuar me virusin HIV, tanimë kanë një shpresë, pasi shkencëtarët kanë konfirmuar që janë një hap afër zbulimit të një kure për këtë sëmundje, shkruan Dailymail, transmeton EXPRESS.

Deri tani problemi kryesor me këtë sëmundje ishte, që virusi i cili e shkakton HIV-in fshehët në qelizat e sistemit imun dhe nuk mund të detektohet, prandaj një pacient nuk mund të quhet kurrë plotësisht i kuruar.

Lexo Edhe:

Mirëpo së fundmi shkencëtaret me sukses kanë arritur që ta riaktivizojnë virusin dhe ai të bëhet i detektueshëm dhe të sulmohet nga qelizat e sistemit imunitar. Ekipi ka përdorur një trajtim të quajtur AZD5582, që i stimulon qelizat e sistemit imun ta sulmojnë virusin e fshehur.

Edhe pse eksperimenti është bërë vetëm në kafshë, gjithsesi rezultatet kanë dhënë shpresë për shërimin e kësaj sëmundjeje edhe tek njerëzit. /Express