“A je i dehur?” – Klopp zbulon se si Dortmundi të kthehet


Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:30

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Joachim Watzke, kishte tentuar ta bindte atë të kthehet në Gjermani gjatë verës së vitit 2018.

Gjiganti i Bundesligës ishte në treg për një trajner të ri pas dështimeve të Peter Boszit dhe Peter Stogerit në sezonin 2017/19, pas largimit të Jurgen Kloppit, transmeton Gazeta Express.

Watzke kishte vendosur ta kontaktojë Kloppin, përkundër që ishte plotësisht i vetëdijshëm se ai kishte nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin.

Qasha e zyrtarit të Dortmundit e habiti Kloppin, i cili më parë i kishte kaluar shtatë vjet të paharrueshëm me Dortmundin – përfshirë këtu dy triumfe në Bundesliga.

“Në një moment, më bëri telefoni përderisa isha në aeroplan dhe Aki më tha: “Jurgen, duhet të kthehesh”. Unë qesha, mendoja se ai po bënte shaka”, ka zbuluar Klopp, duke folur për majin e vitit 2018.

“A je budalla, a je i dehur? Si mund të të vijë kjo ide në mendje, unë kam nënshkruar kontratë me Liverpoolin dhe kam edhe shumë vite këtu”.

“Nuk e di se sa serioz ishte ai në atë moment, por unë e kuptova se ai dëshironte që unë të isha më i gatshëm të përgjigjem”.

Përderisa Kloppi e refuzoi ofertën e Dortmundit në atë moment, ai nuk ia ka mbyllur derën përgjithmonë gjigantit gjerman.

Ai ende ka shumë synime që dëshiron t’i arrijë në Angli, përderisa synim kryesor 52-vjeçari e ka titullin e Premierligës. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se mund të largohet kur t’i afrohet fundi i kontratës.

Nëse shërbimet e tij do të kërkoheshin pastaj nga Dortmundi, një kthim emocional në “Signal Iduna Park” mund të ndodhë.

“Si shpëtimtar i një kohe në nevojë, nëse klubi e do me të vërtetë ndihmën time, pse të mos e bëj këtë? Është shumë mirë vetëm ta kem atë mundësi. Por, nuk mendoj se ka shumë gjasa të ndodhë”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart