A janë gratë më të forta se burrat fizikisht? - Gazeta Express
string(44) "a-jane-grate-me-te-forta-se-burrat-fizikisht"

Fun

Gazeta Express

18/01/2021 14:04

A janë gratë më të forta se burrat fizikisht?

Fun

Gazeta Express

18/01/2021 14:04

Sipas një studimi, gratë vërtet janë më të forta se burrat.

Pa dyshim që shumë prej njerëzve dyshojnë prej kohësh që meshkujt janë më të fort se femrat fizikisht.

Lexo Edhe:

Një studim i fundit akademik ka treguar se në kushte ekstreme si uria, epidemitë dhe skllavërimi, gratë janë në gjendje të mbijetojnë më shumë se burrat.

Tani, akademikë nga Universiteti Jugor i Danimarkës kanë shikuar të dhëna nga shtatë raste historike kur popullatat ishin të ekspozuara ndaj vështirësive ekstreme, në mënyrë që të fitojnë njohuri të reja në hendekun e vdekshmërisë gjinore.

Studimet e rasteve përfshinin urinë irlandeze të 1845-1849, epidemitë e fruthit në Islandë të vitit 1846 dhe 1882 dhe përvojat e skllevërve liberianë të liruar që ktheheshin në Afrikë nga SH.B.A. në fillim të shekullit të 19-të, ku ata hasën sëmundje të ndryshme dhe vrau shumë njerëz.

Studiuesit zbuluan se në të gjitha rastet,  gratë kishin vdekshmëri më të ulët pothuajse në të gjitha moshat. 

Bazuar në këto gjetje, akademikët arritën në përfundimin se, “Hipoteza që avantazhi i mbijetesës së grave ka mbështetje themelore biologjike, mbështetet nga fakti se në kushte shumë të vështira femrat mbijetojnë më mirë se meshkujt’’.

Estrogjenet, që gjenden në sasi më të mëdha tek gratë, kanë efekte anti-inflamatore dhe i jep gjinisë femërore fuqi fizike më të madhe,  ndërsa testosteroni, që gjendet në sasi më të mëdha tek burrat, mund të shtypë sistemin imunitar, shkruan BBC, transmeton Express.