A ishte situata e së dielës buzë konfliktit me Serbinë, flet kryeministri Kurti - Gazeta Express
string(78) "a-ishte-situata-e-se-dieles-buze-konfliktit-me-serbine-flet-kryeministri-kurti"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 14:25

A ishte situata e së dielës buzë konfliktit me Serbinë, flet kryeministri Kurti

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 14:25

Kryeministri Albin Kurti thotë se situata e tensionuar e së dielës në veri kishte rrezik që të përshkallëzohej në konflikt të armatosur pas bllokimit të rrugëve nga serbët atje.

Ai tha se planet për bllokimin e rrugëve dhe tensionimin e situatës në veri u bënë në Rashkë dhe Beograd, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Rrezik ka pasur për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd. Pra, mbledhjet në Beograd dhe në Rashkë janë vendet dhe ngjarjet ku është planifikuar ai tensionim i situatës në Kosovë. Padyshim që rreziku ekziston, por ne bëjmë gjithçka që atë ta minimizojnë”, ka thënë ai në një intervistë për REL.

Kurti tutje ka thënë se s’kanë pasur mjaftueshëm mbështetje nga faktorët ndërkombëtarë sa i përket mbylljes së shtigjeve ilegale në veri të Kosovës.

“Policia e Kosovës i ka mbyllur shumë prej shtigjeve ilegale në veri të Kosovës. Mirëpo, këtu nuk kemi pasur edhe mbështetjen e mjaftueshme edhe të faktorëve ndërkombëtarë dhe kemi edhe rrugë ilegale që janë rihapur. Andaj, ne jemi të interesuar për sa më shumë bashkëpunim me KFOR-in që të mos ketë rrugë të tilla ilegale. Rrugët ilegale janë për njerëzit ilegalë, andaj këto rrugë duhet të mbyllen dhe shpresoj që edhe faktorët ndërkombëtarë, ata të sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë, kanë nxjerrë mësimet e duhura në mënyrë që të mos kemi më rrugë ilegale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kurti.