A ishte shërbyer ujë nëpër lokale edhe para vendimit të qeverisë - Gazeta Express
string(64) "a-ishte-sherbyer-uje-neper-lokale-edhe-para-vendimit-te-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 20:21

A ishte shërbyer ujë nëpër lokale edhe para vendimit të qeverisë

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 20:21

Kuvendi i Kosovës në nëntor të vitit të kaluar ka marrë vendim që të largohen nga përdorimi shishet e plastikës, e për t’u shmangur përdorimi i tyre, deputetja Fitore Pacolli ka treguar se faza e ardhshme do të jetë instalimi i fontanave në hapësirat e Kuvendit.

Gazetare: Laura Çelaj

Lexo Edhe:

Gotat po mbushen e secila nga to do të shpërndahet në tavolinat që tashmë kanë kryer porosinë.

Madje një nga punëtorët e këtij lokali po sigurohet që në këtë kohë të nxehtë klientët të freskohen me ujë të ftohtë.

Kjo kafene në kryeqytet duket se po e zbaton me përpikëri vendimin e Qeverisë që i obligon objektet e gastronomisë t’u shërbejnë ujë nga çezma konsumatorëve.

E ky vendim po iu pëlqen qytetarëve.

video nga minuta 24:10.

Por, a ishte shërbyer uji i pijes para se Qeveria e Kosovës ta marrë këtë vendim?

Megjithatë për përfaqësuesit e gastronomëve ky vendim është i çuditshëm.

Ragip Millaku, pronar i këtij lokali e njëkohësisht edhe anëtar në Shoqatën e Gastronomëve thotë se këto shërbime i kanë ofruar edhe më parë.

Në anën tjetër Kuvendi i Kosovës në nëntor kishte marrë vendim që të largohen nga përdorimi shishet e plastikes.

E për t’u zbatuar kjo nismë deputetja Fitore Pacolli ka treguar se cili do të jetë faza e radhës.

Edhe në lokale të tjera u pa të zbatohet shërbimi i ujit nga çezma.

Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka obliguar lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë.