A i shërben partia e Patozit kryeministrit Edi Rama?! Flet ish- deputeti demokrat


Gazeta Express
24 Prill 2019 22:49

Akuzat për të nga PD janë të drejtpërdrejta: Po i shërben Edi Ramës dhe qeverisë. Por Astrit Patozi e hedh poshtë këtë akuzë. Në Opinion ai tha se çdo kush ka të drejtë të jetë skeptikë.

“Në asnjë mënyrë nuk i shërbejmë Edi Ramës. Ju jeni në të drejtën tuaj të jeni skeptikë. Edhe historia e politikës shqiptare e tillë ka qenë. Koha është ajo që do e provojë”, tha Patozi.

Emra të rëndësishëm që ishin pjesë e PD duket se nuk do të jenë në rrugën e tij.

Kështu Bindjes Demokratike nuk i janë bashkuar as Jozefina Topalli, as Arben Imami apo Ridvan Bode.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart