A i ka skaduar Speciales mandati, ambasadori amerikan zbulon çfarë i thanë ekspertët - Gazeta Express
string(83) "a-i-ka-skaduar-speciales-mandati-ambasadori-amerikan-zbulon-cfare-i-thane-ekspertet"

Gazeta Express

01/10/2020 17:20

A i ka skaduar Speciales mandati, ambasadori amerikan zbulon çfarë i thanë ekspertët

Gazeta Express

01/10/2020 17:20

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se kushdo që thotë se Gjykatës Speciale i ka skaduar mandati është i gabuar.

Diplomati amerikan thotë se në pikëpamjen e tij dhe të shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe të huaj, Gjykatë Speciale nuk i ka skaduar mandati dhe se s’ka nevojë që të merren iniciativa për t’ia vazhduar.

Lexo Edhe:

“Është bindja ime dhe e shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe vende tjera më të cilët kam diskutuar dhe mandati i Gjykatës Speciale nuk ka skaduar, s’ka nevojë për t’ia vazhduar. Kjo është pikëpamja ime për situatën. Çfarëdo interpretimi se Gjykatës i ka skaduar mandati është i gabuar.”, ka thënë Kosnett në bashkëbisedim virtual me gazetarë të mediave kosovare ku ka marrë pjesë edhe Gazeta Express.

Çështja e skadimit të mandatit të Speciales është ngritur nga pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, të cilët tashmë po thonë se kësaj Gjykate i ka skaduar mandati.

Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i kishte shkruar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku i kishte propozuar shtimin e një amandamenti për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale./Express/