A humbni peshë nëse hani vetëm pemë dhe perime për 2 javë?


Gazeta Express
16 Prill 2019 12:56

Frutat dhe perimet përmbajnë shumë pak kalori dhe janë të mbushura me vlera ushqyese esenciale, duke i bërë të nevojshme edhe për shëndetin e njeriut, transmeton Gazeta Express.

Duke konsumuar këto vlera ushqyese me anë të ushqimeve të duhura, ne kontribuojmë në luftimin e sëmundjeve të zemrës, hipertensionit, problemeve digjestive dhe kancerit. Frutat dhe perimet nuk i bartin të gjithë përbërësit që i luftojnë këto probleme, për këtë arsye nuk është ide e mirë që t’i konsumohen të vetme për një kohë të gjatë. Duhet një konsultë me doktorin tuaj përpara se të vendosni të mbani një dietë të tillë.

Një dietë 2- javësh me vetëm fruta dhe perime nuk do të përfundonte me pasoja, mirëpo sa më gjatë që e ndjekni këtë dietë aq më pak vlera ushqyese siç janë proteinat, zinku, hekuri dhe kalciumi do të merrni.

Dietat që përfshijnë më pak se 1.800 kalori tek meshkujt dhe më pak se 1.200 kalori tek femrat mund ta ngadalësojnë metabolizmin tuaj, dhe nëse kjo dietë mbahet për një kohë të gjatë shkaktohen probleme me zemrën, me eshtrat dhe disa probleme të tjera. Nëse mendoni ta mbani këtë diete për të humbur peshë, duhet ta keni parasysh faktin, që metabolizmi i ngadaltë rezulton në humbje më të ngadalshme të peshës.

Nëse hani vetëm perime dhe pemë për një kohë të gjatë, kjo do të rezultojë në disa simptoma si: kokëdhimbje, lodhje, vjellje dhe probleme emocionale. Gjithashtu ju mund të përjetoni gazra dhe fryrje. Disa nga vlerat ushqyese që ju do t’i humbni janë: proteinat, acidet yndyrore, kalciumi, magnezi, hekuri dhe disa përbërës të tjerë, të cilët nuk gjenden në fruta dhe perime. /Gazeta Express

Në vend të kësaj, preferohet të mbahet një dietë e balancuar në mes të proteinave dhe vitaminave, që merren edhe nga ushqimet e tjera. /Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart