A flitet me botën me anë të “Google Translate” - Gazeta Express
string(44) "a-flitet-me-boten-me-ane-te-google-translate"

A flitet me botën me anë të “Google Translate”

AutoTech

Gazeta Express

26/11/2021 19:39

A keni nevojë për një bisedë në një gjuhë që nuk e dini, të kuptoni diçka apo të përktheni shpejt një mesazh të shkurtër? Me gjigantët teknologjikë, Google dhe Apple, dhe makinat e tyre të mençura kjo është fare lehtë e mundshme.

“Google Translate”, si makina më e madhe e përkthimit digjital dhe të shpejtë, ka përdorues të shumtë edhe në Kosovë. Madje ky term ka qenë më i kërkuari vazhdimisht, ndërsa vetëm javën e shkuar ka pasur mbi dy milionë kërkime, Transmeton Koha.

Lexo Edhe:

Por si të funksiononi me këto aplikacione që janë krejtësisht falas?

Fillimisht nuk duhet të harroni që interpretimi kompjuterik s’është i përsosur. Nganjëherë mund të përfitoni përkthime të çuditshme. Aplikacione të tjera mund të jenë më të mira, por se në shumicën e rasteve rezultati me “Google Translate” është i saktë.

“Google Translate” është në vitin e saj të 15-të dhe është në dispozicion në ueb, si vegëz edhe për shfletuesin Chrome, por edhe si aplikacion i ndarë për Android dhe iOS. Ndërkaq, Apple e lansoi aplikacionin e vet të përkthimit vitin e shkuar për iPhone dhe e shtoi në përditësimin e softuerit muajin e shkuar për iPad.

“Google Translate” përkrah më shumë se 100 gjuhë. Për këtë duhet pasur internet. Ekziston edhe shqiptimi i fjalëve, por jo për të gjitha gjuhët.

Ky aplikacion është shumë lehtë të përdoret. Vetëm e hapni dhe zgjidhni gjuhët në mes të cilave dëshironi të përktheni. Teksa shkruan fjalën, në anën tjetër del përkthimi. Është edhe mikrofoni që ua shqipton fjalët.

Si aplikacione, kanë edhe modulin e “Bisedave”, ku mund të zgjidhni gjuhën dhe automatikisht aplikacion kryen përkthime. Frazat e preferuara mund t’i ruani.

Po ashtu “Google Translate” dhe “Google Lens” përdorin kamerën e telefonit për të skanuar dhe përkthyer tekstin në shenja, libra, apo materiale të tjera të printuara. Vetëm e hapni kamerën, e fokusoni te teksti dhe prekni butonin “Translate” (Përkthe).

Për këtë shërbim mund të përdoret edhe Asistenti i Googleit.