A është vitamina D zgjidhja ndaj sëmundjeve mentale - Gazeta Express
string(51) "a-eshte-vitamina-d-zgjidhja-ndaj-semundjeve-mentale"

Gazeta Express

06/10/2020 15:06

A është vitamina D zgjidhja ndaj sëmundjeve mentale

Gazeta Express

06/10/2020 15:06

Një studim i ri sugjeron, që ushqyerja me një dietë të pasur me vitaminë D mund të jetë veprimi më i mençur, për të ndihmuar në parandalimin e demencës dhe problemeve të tjera të lidhura me trurin.

I botuar në revistën “Alzheimer and Dementia”, hulumtimi gjurmoi më shumë se 1.700 njerëz për gati 6 vjet. Ky hulumtim zbuloi se at,a që konsumonin sasi të larta të vitaminës D, kishin 28% më pak të ngjarë të zhvillonin demencë në krahasim me ata, të cilët konsumojnë sasi të ulëta të kësaj vitamine.

Lexo Edhe:

Lidhja në mes të marrjes së vitaminës D dhe demencës ishte theksuar edhe në studimet e mëparshme. Por, studimi i fundit konfirmon këtë fakt, pasiqë përdor një numër më të madh të pjesëmarrësve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, demenca prekë 50 milion njerëz në të gjithë botën. Rreziku i prekjes nga këto çrregullime, që prekin kujtesën, të menduarit dhe aftësinë për të bërë aktivitete të përditshme rritet me moshë.

Gjatë studimit, më shumë se 329 pjesëmarrës kryesisht me mungesë të vitaminës D, kishin zhvilluar demencën. Mungesa e vitaminës D është shkaktare edhe e disa çrregullimeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës, çrregullimet autoimune dhe diabeti./ Medical Daily /Gazeta Express