“A është vërtet Ronaldo 35 vjeç?” - Gazeta Express
string(30) "a-eshte-vertet-ronaldo-35-vjec"

“A është vërtet Ronaldo 35 vjeç?”

Gazeta Express

06/06/2020 10:08

Matthijs De Ligt ka lavdëruar punën e palodhshme të Cristiano Ronaldos.

Në një intervistë, ku mbrojtësi holandez preku shumë tema, nuk kishte se si të mos fliste edhe për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

Lexo Edhe:

Ai është krenar që ka mundësinë të ndajë dhomën e zhveshjes me një kampion si CR7.

“Ai është një profesionist i mahnitshëm. Më i miri i gjeneratës së tij, një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë”, u shpreh De Ligt.

“Është një shembull i madh për të rinjtë si unë. Jo se në këtë Juventus nuk ka shembuj, por ai është me të vërtetë i veçantë. Gjithmonë përpiqem të përmirësohem duke e shikuar atë. Edhe në stërvitje ka intensitet të çmendur, ndaj pyes veten nëse është vërtet 35 vjeç”, shtoi ai. /Gazeta Express/