“A është ky personi më i fortë?”, tërheq anijen 200 tonëshe me një gisht


Gazeta Express
16 Shtator 2019 8:09

I forti gjeorgjian dhe peshëngritësi Giorgi Rostomashvili tërhoqi një anije prej 200 tonë me gishtin e mesëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për anijen “Tamara 2” e cila lundroi 5 metra në drejtim të bregut, duke u lëvizur vetëm me përpjekjet e Rostomashit.

Juria e Federatës së Rekordeve Gjeorgjiane konfirmoi një rekord për anijen më të rëndë të tërhequr me gisht.

Përfaqësuesi i Federatës tha që së shpejti planifikojnë të lidhen me Librin e Rekordeve Botërore Guinness.

Georgian man shows Herculean strength, pulls seaboat with finger

Te fundit


Kthehu lart