A është kjo gafa më e madhe e një politikani në botë, do të çuditeni nga veprimi i ambasadorit pakistanez


Gazeta Express
4 Shtator 2019 16:10

Ish i dërguari special i Pakistanit në Kashmir ka bërë një gafë të madhe. Ai ka publikuar një fotografi të një skene pornografike, nga e cila ka thënë se kjo është gjendja e myslimanëve që po jetojnë në Kashmir pasi që India ia hoqi pavarësinë.

Abdul Basit kishte shkruar se kjo është gjendja e një personi nga Kashmiri i cili e kishte humbur shikimin.

E para që e zbuloi dhe e ruajti fotografinë është gazetarja pakistaneze, Naila Inayat, e cila edhe e shpërndau fotografinë.

Në fakt fotografia e tij edhe është shpërndarë në Twitter nga persona të ndryshëm, të cilët gjithashtu e kishin shpërndarë pa e ditur se është një fotografi nga filmi pornografik.

Sipas mediave ndërkombëtare, fotografia është marrë nga filmi pornografik i vitit 2011, i quajtur “Spitali Gjenital, pjesa 2”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart