A është kjo baza e jashtëtokësorëve në Hënë - Gazeta Express
string(43) "a-eshte-kjo-baza-e-jashtetokesoreve-ne-hene"

A është kjo baza e jashtëtokësorëve në Hënë

Mistere

Gazeta Express

15/06/2021 2:06

Një bazë aliene besohet së është zbuluar në sipërfaqe të Hënës nga teoricieni konspirativ Waring, i cili beson se njerëzit duhet të përpiqen që të kontaktojnë më strukturën e supozuar që është në satelitin e tokës

Gjuetari i njohur i UFO-ve, Scott C Waring ishte i pari që e zbuloi këtë strukturë, pasi që arriti ta nxjerr atë nga harta e Hënës nga Universiteti shtetërorë i Arizonas. “Kjo është një strukturë interesante që gjendet brenda një krateri në Hënë”, ka shkruar Waring në blogun e tij UFO Sightings Daily, transmeton GazetaExpress.  

Lexo Edhe:

“E kam zbuluar në një hartë të hënës nga ASU dhe tregon një strukturë të madhe që duket si një kullë me një antenë në maje. Themeli i strukturave është ndërtuar rreth bazës së kraterit dhe është i ngjyrosur me ngjyrë të verdhë, që është i lehtë të shihet nga njerëzit”.

“Do të ishte mirë që ne ta dërgonim një mesazh me radio në hënë duke përdorur radio teleskopët,  transmetimet me mikrovalë, rreze komunikimi me laser, atëherë do të mund të takonim shokët tonë jashtëtokësor në Hënë. Suksesi do të ishte i pashmangshëm”.

Derisa ka elemente për këtë strukturë të cilat duken të dizajnuara në mënyrë inteligjente, mundësitë më shumë janë se kjo është thjesht një rastësi. Kështu, objekti në fjalë mund të jetë shkaktuar nga një meteor. Hëna vazhdimisht bombardohet nga gurë hapësinorë, pasi që nuk ka një atmosferë dhe nuk ka asgjë për ta mbrojtur atë nga rënie e gurëve të hapësirës.

Kjo do të thotë se një meteor me disa metra i gjerë mund të shkaktojë një krater të tillë. Ndryshe, Waring duket se vuan nga një efekt psikologjik që njihet si pareidolia. Kjo shkaktohet atëherë kur truri i juaj sheh modele të njohura për diçka që aktualisht nuk janë aty.

“Paradolia është një fenomen psikologjik ku njerëzit shohin forma të njohura në re, furë apo objekte të ndërlidhura apo të dhënë. Ka shumë shembuj të këtij fenomeni në Tokë dhe në Hapësirë”. /GazetaExpress/