A është fëmija juaj mjaftueshëm i rritur për të pasur një smartphone? Këtu janë disa sugjerime për ju. - Gazeta Express
string(100) "a-eshte-femija-juaj-mjaftueshem-i-rritur-per-te-pasur-nje-smartphone-ketu-jane-disa-sugjerime-per-ju"

AutoTech

Gazeta Express

25/05/2023 16:36

A është fëmija juaj mjaftueshëm i rritur për të pasur një smartphone? Këtu janë disa sugjerime për ju.

AutoTech

Gazeta Express

25/05/2023 16:36

Sot, fëmijët anembanë globit janë gjithnjë e më shumë të fokusuar te teknologjia dhe janë të emocionuar për përdorimin e smartphone-ve. Që në moshë shumë të vogël ata dinë të luajnë lojëra, të shikojnë video, të bëjnë fotografi dhe të flasin në facetime me gjyshërit e tyre. E si rrjedhojë nuk mungon kërkesa për të pasur smartphone-n e tyre. Por, çfarë duhet të keni parasysh kur zgjidhni smartphone-n e parë për fëmijën tuaj? Sipas mendimit tonë, gjërat më të rëndësishme janë madhësia, çmimi, cilësia, qëndrueshmëria dhe siguria e tij. Falë kamerave, dizajnit, performancës së fuqishme, sistemit të sigurisë, si dhe shumë opsioneve të tjera të shkëlqyera, seria Samsung Galaxy A duket se i plotëson më së miri këto kushte.

Dizajn tërheqës dhe i qëndrueshëm

Lexo Edhe:

Fëmijët nuk janë gjithmonë të kujdesshëm me mënyrën si i trajtojnë gjërat e tyre, kjo vlen edhe për smartphone-n e tyre. Seria Galaxy A është dizajnuar për të qenë funksionale, e qëndrueshme dhe moderne njëkohësisht.

Ekrani në Galaxy A54 dhe Galaxy A34 5G  vjen me mbrojtje Corning Gorilla Glass 5, e cila ofron mbrojtje të përmirësuar nga gërvishtjet dhe rëniet. Galaxy A54 5G gjithashtu vjen me mbrojtje Gorilla Glass 5 në panelin e pasmë.

Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G janë rezistent ndaj ujit (IP67), teknologjia e të cilave bazohet në kushtet e provës për zhytje në 1 metër ujë të ëmbël deri në 30 minuta. Gjithashtu, ato janë ndërtuar për t’i rezistuar pluhurit dhe rërës, duke i bërë ato ideale për të gjitha aventurat e fëmijëve tuaj.

Një ekran i madh për të parë dhe luajtur

Galaxy A54 dhe Galaxy A34 janë krijuar për të përmirësuar përvojat argëtuese të përdoruesve të vegjël.

Si ekrani 6.6 inç, 1000 nits i Galaxy A34 5G ashtu dhe ekrani 6,4 inç FHD+ Infinity-O i Galaxy A54 5G përmbajnë ngjyra të vërteta falë teknologjisë Super AMOLED. Shpejtësia e rifreskimit 120 Hz në të dyja pajisjet lejon kalim tepër të qetë nga skena në skenë, edhe në lëvizje të shpejtë. Përveç kësaj, shkalla e rifreskimit adaptiv maksimizon efikasitetin e baterisë, ndërsa Vision Booster rrit dukshmërinë edhe nën rrezet e forta të diellit. Eye Comfort Shield është gjithashtu i aksesueshëm në Quick Panel, duke ofruar mbrojtjen e syve.

Me një bateri 5000 mAh, Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G mund të zgjasin më shumë se 2 ditë me një karikim të vetëm. Me 128 GB/256 GB memorie të brendshme plus mbështetje për një kartë opsionale microSD[1] deri në 1 TB, të dy këta smartphone ofrojnë hapsirë të mjaftueshme për të ruajtur të gjitha momentet dhe lojërat e preferuara të fëmijëve.

Opsionet e duhura për të shprehur kreativitetin nëpërmjet fotove dhe videove

Fëmijët janë të pasionuar pas trendeve të fundit të fotove dhe videove. Galaxy A54 5G krenohet me një lente kryesore 50MP OIS së bashku me një lente ultra të gjerë 12MP, ndërsa A34 vjen me një lente kryesore 48MP OIS dhe një lente ultra të gjerë 8MP. Të dy modelet vijnë gjithashtu të pajisura me një lente makro 5MP. Karakteristika shumë e pëlqyer e “Nightography” bëhet më e aksesueshme me prezantimin në Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G. Ajo i ndihmon konsumatorët të shkrepin foto dhe video më të ndritshme dhe më të qarta në dritë të ulët. Këto modele kanë gjithashtu një Auto Night mode që përshtatet automatikisht me kushtet e dritës së ulët, kështu që përdoruesi nuk duhet të ndërrojë manualisht modalitetet e kamerës.

Për më tepër, këta smartphone ofrojnë stabilizim të përmirësuar optik të imazhit me një OIS 1,6x më të gjerë dhe stabilizim video (VDIS) deri në katër herë më të mirë krahasuar me telefonat e gjeneratës së mëparshme. Përdoruesit tani mund të shkrepin poza të mprehta në dritë të ulët me ‘100% All Pixel Auto Focus’ që gjen shpejt fokusin në kushtet e dritës së ulët. Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G vijnë me Auto Framing, një veçori që rregullon automatikisht këndin e shikimit dhe zmadhon deri në pesë persona gjatë regjistrimit të videos, duke siguruar video të qëndrueshme dhe të qarta çdo herë.

E sigurt që fëmijët do të jenë kurioz për t’i eksploruar të gjitha këto veçori.

Siguria

Natyrisht, përdorimi i telefonit ka rreziqet e veta. Është e rëndësishme që të krijoni modele të shëndetshme komunikimi me fëmijët tuaj rreth përdorimit të smartphone-ve, të vendosni disa rregulla dhe të eksploroni opsionet e sigurisë që ofron pajisja që keni zgjedhur. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, ndërsa Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G u japin përdoruesve akses në Panelin e Sigurisë dhe Privatësisë, gjë që e bën të lehtë të shohin se si aplikacionet po ndjekin të dhënat dhe mundëson mënyra të thjeshta për të ndaluar mbledhjen e padëshiruar të të dhënave. Gjithashtu, Samsung ofron katër përditësime të sistemit operativ dhe 5 vjet përditësime sigurie, duke siguruar që pajisjet të mbeten të përditësuara dhe të sigurta.

Për më shumë informacion rreth serisë së re Galaxy A vizitoni, linkun.