Shtatzënave u kërkohet të bëjnë vaksinat e tyre në një fushatë të re qeveritare në Mbretërinë e Bashkuar.
Shtytja vjen pasi një studim i ri ka zbuluar se pothuajse të gjitha gratë shtatzëna të shtruara në spital me simptoma COVID-19 vitin e kaluar ishin të pa vaksinuara.
Të dhënat, të mbledhura nga Sistemi i Mbikëqyrjes Obstetrike në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se 96 për qind e grave në spital me simptoma nuk ishin vaksinuar, shkruan Mirror.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social citoi statistika nga studimi, duke shënuar se nga gratë shtatzëna të pa vaksinuara në spital, një e treta kishte nevojë për mbështetje të frymëmarrjes.
Përafërsisht 20 për qind e grave të shtruara në spital me virus duhej të lindnin para afatit për t’i ndihmuar ato të shërohen siç duhet.
Shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë këmbëngulin se vaksina kundër COVID-19 është e sigurt për gratë shtatzëna.
Gill Walton, shefi ekzekutiv dhe sekretari i përgjithshëm i RCM, tha: “Ka prova dërrmuese që vaksina anti-COVID është e sigurt për gratë shtatzëna dhe për foshnjat e tyre – dhe se është mënyra më e mirë për t’i mbajtur ato të sigurta nga dëmtimi. Mjerisht, ka shumë gra shtatzëna që shtrohen në spital me COVID-19”.
Dr. Jen Jardine nga RCOG, e cila është shtatzënë në muajin e shtatë dhe ka pasur një vaksinë përforcuese për COVID-19 , tha: “Si mjeke dhe si nënë shtatzënë, tani mund të jemi shumë të sigurt se vaksinat ofrojnë më të mirën e mundshme – mbrojtje për ju dhe fëmijën tuaj të pa lindur kundër këtij virusi”.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...