A e konfirmoi largimin nga Arsenali Mesut Ozil? - Gazeta Express
string(46) "a-e-konfirmoi-largimin-nga-arsenali-mesut-ozil"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 19:59

A e konfirmoi largimin nga Arsenali Mesut Ozil?

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 19:59

Ai ishte jashtë listës së Mikel Artetas këtë sezon

Pas shtatë viteve e gjysmë në Arsenal, Mesut Ozil e ka konfirmuar largimin e tij nga klubi në ditët e ardhshme duke ju bashkuar klubit të tij të ëndrrave, Fenerbahçe.

Lexo Edhe:

Lajmi u dha të shtunën në mëngjes ku u tha se ai është pajtuar në parim me Arsenalin që ta terminojë kontratën e tij për gjashtë muaj, në mënyrë që të largohet si lojtar i lirë.

Të gjitha gjurmët thonë se Ozil është duke shkuar në Turqi, në Atdheun e tij duke nënshkruar për klubin e tij të ëndrrave, Fenerbahçe. Duket se tani gjithçka është bërë realitet pasi që ai e ka konfirmuar pak a shumë këtë me një postim në Twitter.

Faqja zyrtare e Fenerbahçes kishte cicëruar në Twitter duke lëshuar himnin në turqisht të klubit ku thuhet “Eja dhe beje natën ditë”, derisa është përcjell me disa emotikone muzikore.

Ozil është kundërpërgjigjur me një cicërimë dhe ka postuar emotikonin e zemrës në ngjyra të verdha dhe të kaltra të klubit, bashkë me një emotikon të kupës së kohës.

Kështu që do të jetë vetëm çështje kohe kur zyrtarizimi i Ozil në Fenerbahçe të ndodh. /GazetaExpress/