A e keni vërejtur: Tek semaforët kryesor në Ulpianë ndodhet një radar ‘blic’ qysh nga vitet e 80’ta - Gazeta Express
string(95) "a-e-keni-verejtur-tek-semaforet-kryesor-ne-ulpiane-ndodhet-nje-radar-blic-qysh-nga-vitet-e-80ta"

Gazeta Express

04/02/2020 10:12

A e keni vërejtur: Tek semaforët kryesor në Ulpianë ndodhet një radar ‘blic’ qysh nga vitet e 80’ta

Gazeta Express

04/02/2020 10:12

Që nga vitet e 80’ta tek semaforët kryesor në Ulpianë, ekziston një radar që ishte përdorur për dënimin e shoferëve

Ky radar apo që shumica e shoferëve e njohin me emrin ‘blic’, është përdorur për të i ndëshkuar me gjobë, shoferët që hynë në kryqëzim kur drita e semaforit është e kuqe.

Lexo Edhe:

Sipas qytetarëve dëshmitar, thuhet se ky radar ka qenë i vendosur në këtë vend që nga viti 1987 dhe ka funksionuar deri në vitin 1993.

Sot në vendet e tjera të Europës, ky lloj i radarëve statik përdoren mjaft shumë për të gjobitur shoferët në rast të tejkalimit të shpejtësisë ose kundërvajtjeve tjera në trafik.

Tani këta radar janë më të sofistikuar, mirëpo në Kosovë nuk ekzistojnë ende edhe pse Policia e Kosovës pati njoftuar në tetor të vitit 2016 se nga vitit 2017 në rrugët e Kosovës do të ketë radarë statik.

Radarët statik do të parandalonin edhe shumë aksidente fatale të cilat po ndodhin në rrugët e vendit tonë./gazetametro.net