A e ka urdhëruar Ali Ahmeti vrasjen e Thaçit në vitin 2001? Përgjigjet vetë ai - Gazeta Express
string(77) "a-e-ka-urdheruar-ali-ahmeti-vrasjen-e-thacit-ne-vitin-2001-pergjigjet-vete-ai"

A e ka urdhëruar Ali Ahmeti vrasjen e Thaçit në vitin 2001? Përgjigjet vetë ai

Gazeta Express

26/02/2020 18:13

Në një intervistë për Gazetën Express, 3 javë më parë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi kishte akuzuar Ali Ahmetin se e ka shpallur tradhtar dhe ka urdhëruar vrasjen e tij pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, shkruan Gazeta Express.

Në intervistë për Express-in, Ahmeti është përgjigjur për këtë akuzë të Thaçit, duke thënë se po të kishte dashur UÇK-ja të bëj një gjë të tillë nuk do të kishte qenë problem për ta ekzekutuar ide dhe qëllime të tilla.

Lexo Edhe:

“Kjo është e pavërtetë, nuk është mirë të bëhen deklarata të tilla. Nëse do kishim bërë plan për të vrarë dikë, ushtria çlirimtare edhe do e kishte bërë sepse kanë qenë mbi 10 mijë forca të armatosura, por ska pasur asnjë projekt të tillë. Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me zotri Xhaferin, që së bashku ta ndryshojmë situatën”, përfundon Ahmeti.

Intervistë ekskluzive e Ali Ahmetit për Gazetën Express

Intervistë ekskluzive e Ali Ahmetit për Gazetën Express

Publiée par T7 sur Mercredi 26 février 2020

Kujtojmë që pas luftës, ka pasur një rivalitet të madh në mes BDI-së dhe PDSH-së ku nuk kanë munguar edhe tensionimet e situatës./GazetaExpress/