A e ka pranuar Michel "letrën sllovene" dhe cili është qëndrimi për rivizatim kufijsh?- nga KE flasin për Express - Gazeta Express
string(109) "a-e-ka-pranuar-michel-letren-sllovene-dhe-cili-eshte-qendrimi-per-rivizatim-kufijsh-nga-ke-flasin-per-express"

A e ka pranuar Michel “letrën sllovene” dhe cili është qëndrimi për rivizatim kufijsh?- nga KE flasin për Express

Lajme

Besnik Veliu

16/04/2021 11:44

Një letër e publikuar nga mediumi slloven “necenzuriano.si’ ku përshkruhet plani për ridefinimin e kufijve të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor ka nxitur reagime të mëdha. Sot ka reaguar ministri për Evropë i Qeverisë Gjermane, Michael Roth, i cili ka thënë se vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme.

Megjithatë ende s’ka ndonjë reagim të Bashkimit Evropian. Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Këshillit Evropian që drejtohet nga Charles Michel, meqë mediumi slloven ka raportuar se letra është dërguar në adresë të këtij të fundit nga kreu i Qeverisë së Sllovenisë, Janez Jansha.

Lexo Edhe:

Megjithatë nga Këshilli Evropian kanë thënë se nuk kanë ndonjë koment lidhur me pyetjet e Gazetës Express.

“Faleminderit për emailin tuaj, fatkeqësisht, s’kemi ndonjë koment lidhur me këtë”, ka thënë për Express, Symeon Piperidis, kur është pyetur se a e ka pranuar Charls Michel vërtetë një letër të tillë dhe cili është qëndrimi i KE për ridefinimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Derisa ministri i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Michael Roth ka thënë se rivizatimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe proposirtetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth.

Në “non-paper”-in e publikuar nga gazeta sllovene “necenzuriano.si”, e që thuhet të jetë letër që mban autorësinë e kryeministrir slloven, përshkruhet në pika të ndara ridefinimi i kufijve të Kosovës e Bosnje e Hercegovinës.

Për Kosovën përmendet bashkimi me Shqipërinë, derisa përmendet edhe ndarja e Bosnjës dhe bashkimit të “Republika Srpskas” me Serbinë.

Lidhur me këtë dje në një konferencë për media ka folur edhe politikanja sllovene, Tanja Fajon. Ajo ka thënë se Sllovenia duhet të dal më një pozicion të qartë sa i përket perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Derisa ka shtuar se një ide e tillë është tepër e rrezikshme.

/GazetaExpress/